Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, ku thuhej se me çdekretimin e 30 qershorit, kreu i shtetit ka tejkaluar Kushtetutën.
Në një prononcim për “Ora News” gjatë Festës së Ashures, Meta tha se qëndrimin publik zyrtar do ta japë kur Komisioni i Venecias të thotë fjalën e fundit.
Ndërsa sa i takon raportit të djeshëm të publikuar në media, Meta e cilësoi atë si një “draft të parëndësishëm”. “Zero koment, e kam shteruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutës dhe pluralizmit politik sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut” – deklaroi kreu i shtetit.
“Drafti i publikuar është gjë e parëndësishme. Stafi im do të qartësohet për datën e fundit (kur pritet të jepet vendimi i Komisionit të Venecias). Pasi të qartësohemi për datën, Presidenca do të përgjigjet dhe e gjitha kjo do të jetë publike”, u shpreh Meta.
I pyetur nëse i frikësohet vendimit përfundimtar të Komisionit të Venecias, presidenti Meta u përgjigj se " ‘Luani i Venecias’nuk mund t’i trembet. Venecias’.