INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti, ja cilët studentë kanë përfituar bursa deri më tani

Raporti, ja cilët studentë kanë përfituar bursa deri më tani

Publikuar më: 10:04 09-04-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë sot detaje mbi shpërndarjen e bursave për studentët në universitete. Në Komisionin e Edukimit, Shahini tha se janë ndarë bursat për dy kategori, ekselentët dhe shtresat në nevojë. “Kemi ndarë bursa prej 10 mijë lekë për dy kategoritë studentët ekselentë dhe studentët në nevojë. Për studentët e ciklit të dytë ka përgjysmim tarife për ata që janë më të mirët dhe ata që j anë në nevojë. Kjo si pako financiare kap vlerën e 2.3 mld lekë të reja. Ka filluar disbursimi që në janar”, është shprehur ajo.

Por një pjesë e studentëve nuk kanë marrë burs për shkak se ende nuk kanë hapur llogari bankare. Këtë apeloi Shahini studentët duhet ta bëjnë sa më shpejtë. Është një grup i studentëve që nuk kanë marrë bursën që ju takon dhe një pjesë e tyre nuk i kanë hapur llogaritë bankare. Sa më shpejt studentët të shohin pranë sekretarive që janë përfitues të bursave të hapin llogaritë bankare që të përfitojnë bursën që u takon”, tha ministrja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602