INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti/ KLSH: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore

Raporti/ KLSH: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore

Publikuar më: 09:26 22-08-2017

ipas rezultateve të auditimit, negativisht në performancën e AKU-së ka ndikuar edhe lëvizja e shpeshtë e drejtorëve të përgjithshëm.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk arrin të garantojë sigurinë ushqimore në vend. Nga auditimi që i është zhvilluar këtij institucioni për periudhën Janar 2012-Dhjetor 2016, janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish të cilat kanë cenuar sigurinë ushqimore dhe për pasojë jetën ekonomike dhe sociale në vend, me një ndikim të rëndësishëm në uljen e besimit të konsumatorëve.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetë Ligji “Për Ushqimin” ka raste që nuk përcakton qartë elemente të veçanta dhe të rëndësishme të sigurisë ushqimore, ndërkohë që AKU zhvillon aktivitetin pa pasur të miratuar Rregulloren e brendshme që nga fillimi i veprimtarisë së tij në maj 2010 dhe pa u monitoruar nga bordi.

Sipas rezultateve të auditimit, negativisht në performancën e AKU-së ka ndikuar edhe lëvizja e shpeshtë e drejtorëve të përgjithshëm. KLSH ka konstatuar edhe probleme për mungesën e laboratorëve, për analizimin e mostrave, sidomos atyre që importohen. Sa iu përket inspektimeve, luhatjet më të theksuara vjetore vërehen në sektorët për produktet me origjinë shtazore dhe joshtazore, pikërisht në ato me riskun më të lartë në sigurinë ushqimore.

Në raportin e auditimit konstatohet se inspektorët nuk janë të shpërndarë sipas peshës që kanë rajonet, madje dhe se nuk kanë informacion për bizneset e reja që janë licencuar.

Madje AKU nuk disponon të dhëna mbi listën e operatorëve të biznesit ushqimor të regjistruara me TVSH-në, dhe për pasojë ka cenuar sigurinë ushqimore në vend. Në raport nënvizohet se marrja e mostrave në PIK për vitin 2015 është tejkaluar 48 %, por në 2016 nga 4,333 mostra të planifikuara janë marrë vetëm 2,973 ose 69 % e numrit.

Sipas shpjegimeve të AKU ka ardhur kryesisht nga mungesa e reagjentëve për kryerjen e analizave, por sipas auditimit, thuhet në raportin e KLSH, ka mangësi të planifikimit, pasi shpjegimi i një planifikimi dhe realizimi të tillë të çon në arsyetimin se afër 1/3 e produkteve të hyra në Shqipëri nuk janë monitoruar, duke rrezikuar sigurinë ushqimore në vend.

Por problem nuk janë vetëm mungesa e kontrolleve, sipas raportit të KLSH-së në përgjithësi në të gjitha PIK mungon infrastruktura e domosdoshme për të garantuar siguri dhe besueshmëri në rezultatet e analizave të mostrave, pasi mungojnë pajisjet e nevojshme.

Inspektorët nuk kanë dijeni mbi listën e laboratorëve të certifikuar për mallrat ushqimorë të importuar, mbi bazën e të cilëve duhet të paraqitet raport-analiza e kryer në vendet e origjinës.

Nga ana tjetër, edhe pse AKU ka raportuar një sërë kontrollesh dhe masash, KLSH nënvizon se subjektet e ndëshkuara me gjobë për periudhën 2012-2016 kanë paguar vullnetarisht një përqindje shumë të vogël që është mesatarisht rreth 5 % e vlerës, teksa theksohet se në rajone si Tirana dhe Vlora nuk paguhet asnjë gjobë vullnetarisht.

Nga proceset gjyqësore, këto lëvizje shkaktuan mbi 78 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit..

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982