Ishin një nga çiftet më të përfolur në Big Brother dhe më pas gjithçka duket sikur ndryshoi si me magji, kjo e thënë pasi pak kohë pas daljes nga shtëpia gjithçka mes tyre përfundoi me një ndarje.
I ftuar në emisionin radiofonik “Thuaje me pepsi”, Olsi Klosi, është pyetur për marrëdhënien që ai ka me Fjorentinën dhe Klosi ka treguar se ata nuk kanë më asnjë kontakt.
“Me Fjorentinën nuk flasim fare. E kam bërë bllok nga të gjitha anët dhe nuk ka nga të më marri”, tregoi ish-banori.
Gjithashtu përgjatë intervistës, ai u shpreh se tanimë zemra e tij i përket dikujt tjetër duke lënë të kuptohet se Olsi ka nisur një lidhje të re./intv.al/