INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Raporti për 2 mujorëshin e parë’, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: ‘’Tensioni politik ka efekt në ekonomi’’

‘Raporti për 2 mujorëshin e parë’, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: ‘’Tensioni politik ka efekt në ekonomi’’

Publikuar më: 18:36 28-03-2019

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka mbajtur një konferencë për shtyp pak minuta më parë.

Sejko tha se inflacioni ka pësuar rënie gjatë 2 mujorit të parë, gjë që do ndiqet për 6 muajt e ardhshëm, ndërkohë që theksoi se BSH nuk ka mundur të përmbushë objektivin për vitin 2019.

‘Inflacioni pësoi rënie gjatë 2 mujorit të parë të viti 2019. Sipas vlerësimeve ky efekt do të reflektojë gjatë 6 mujorit të parë dhe do të ndryshojë gjatë tremujorit të fundit.

Sipas të dhënave ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar gjatë 2-3 mujorë të fundit.

Normat e interesit shfaqen pranë minimumeve historike. Po ashtu këmbimi valutor shfaqet relativisht i qëndrueshëm.

Trendi i vazhdueshëm i rënies së kredive të këqija tregojnë se ekonomia është rritur dukshëm. Eksportet kanë shënuar ulje në vitin 2019 dhe gjithashtu ka rritje të punësimit të pagave’, tha Sejko, ndërkohë që teksa u pyet nga gazetarët, guvernatori i BSH-së theksoi se çdo tension politik ka efektet e tij në ekonomi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038042068481445