Komisioni Evropian nesër pritet ta publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën, të paktën kështu raporton Indeksonline.
E përditshmja duke u bazuar në burimet e saj nënvizon se ky raport pritet të dëshmojë nëse vendi e ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, përkatësisht luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
“Komisioni Evropian do t’i hapë rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave duke e futur vendin tonë në fazën përfundimtare drejt liberalizimit.
Fundi i këtij viti pritet të jetë koha kur kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet e zonës së Shëngenit” shkruhet në artikull.