INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti/ Shqipëria vendi i parë në Europë ku burrat vrasin më shumë gratë

Raporti/ Shqipëria vendi i parë në Europë ku burrat vrasin më shumë gratë

Publikuar më: 15:59 14-08-2019

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë në Europë.

Të dhënat janë publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC), në një raport të fundit të saj “Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat”.

Sipas grafikëve të publikuar në këtë raport, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra.

Ky është niveli më i lartë në Europë. Pjesa më e madhe e vrasjeve të grave në Shqipëri kryhen pikërisht nga partnerët e tyre (në total vrasjet e grave janë 1 për 100 mijë).

Pas Shqipërisë, në vend të dytë është Islanda, me 0.6 vrasje për 100 mijë gra, e ndjekur nga Kroacia (0.5), Lituania (0.5), Finlanda (0.4) dhe Zvicra (0.4).

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201