INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti tronditës. Emigrantet e mitura detyrohen të prostituojnë për të kaluar kufirin

Raporti tronditës. Emigrantet e mitura detyrohen të prostituojnë për të kaluar kufirin

Publikuar më: 15:40 27-07-2018

Organizatat ndërkombëtare japin alarmin se emigrantet e mitura po detyrohen të prostituojnë për të kaluar nga Italia dhe për të mbërritur në Francë. Save the Children, publikon raportin tronditës "Skllave të vogla të padukshme në vitin 2018", një tablo të përditësuar të trafikimit dhe shfrytëzimit të të miturve. Ky raport jep alarmin për fenomen e trafikimit që po prek kryesisht vajzat nga Briri i Afrikës dhe nga vendet Sub-Sahariane, të cilat shiten për të gjetur ushqim ose akomodim. Në vitin e fundit fenomeni i "seksit të mbijetesës" ka shpërthyer, të miturat detyrohen të prostituojnë veten për të paguar për kalimin e kufirit ose për të gjetur ushqim dhe një vend për të fjetur. Këto vajza “shiten” për të paguar midis 50 dhe 150 euro për udhëtimin me makinë. Një tjetër mënyrë shfrytëzimi është ai i trotuarit: këtu numri i viktimave nigeriane të prostitucionit të detyruar vazhdon të rritet. Është fenomen i padeklaruar i trafikimit të të miturve, në të cilin raporti i fundit Save the Children përpiqet të hedh dritë. Pak ditë para Ditës Ndërkombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e cila festohet më 30 korrik, Save the Children lëshon raportin.

foto_per_prostitucionin.jpgTë miturit e shfrytëzuar po rriten
Në Itali programi "Rruga e Daljes" i “Save the Children” i ndërmarrë me qëllim për të luftuar shfrytëzimin seksual të të miturve, kontaktoi 1.904 viktima nga mesi i janarit tw vitit 2017 dhe marsit 2018. Këtu përfshihen1,744 të rritura të reja ose që deklarohen si të tilla dhe 160 të mitura, kryesisht nigeriane (68%), ndjekur nga rumunet me (29%). Një numër dukshëm më i madh në krahasim me periudhën nga maji 2016 deri në mars 2017, kur janë kontaktuar 1,313 viktima.

femijet_eee.jpgDjemtë braktisin qendrat e strehimit
Deri më 31 maj të viti 2018 rezulton se në Itali strehohen 4.570 të mitur. Një pjesë e tyre kanë braktisur strehëzat ku ata ishin vendosur, sidomos në rajonet jugore. Minorenët janë më së shumti Eritrean (14%), Somalezë (13% ), Afganë (10%), egjiptianë (9%) dhe tunizianë (8%). Braktisja e sistemit të pritjes dhe hyrja në padukshmëri i ekspozon fëmijët ndaj rreziqeve të mëdha, në veçanti më të prekshmit, siç janë vajzat nën moshë nga Briri i Afrikës. Viktimat e trafikimit në vendin Itali janë kryesisht vajza nigeriane dhe rumune. Ndër nigerianët që vijnë nga deti në Itali, 8 nga 10 janë viktima potenciale të trafikimit për shfrytëzim seksual, një numër që shënoi një rritje me 600 për qind midis viteve 2014 dhe 2016.

Article Logic
Execution time: 0.003338098526001