INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raportimi i Europol-it, terrorizmi po përparon

Raportimi i Europol-it, terrorizmi po përparon

Publikuar më: 09:59 24-05-2016

Terrorizmi është zhvilluar shumë, madje shumë më shumë se më parë. Në këtë rezultat ka arritur zyra e Europolit. Shefi i antiterrorizmit i Europol-it, Manuel Navarrete Paniagua, ka thënë se edhe trajnimi i terroristëve po merr një rol të fortë. Ai ka folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian me detaje për atë, që po ndodh së fundmi në territorrin Sirian. Sipas tij në zona konflikti si në Siri dhe Irak, ky trajnim i bën terroristët më të rrezikshëm dhe në gjendje, që të përshtaten shumë mirë në ambientet, ku do të kryejnë sulmet, ashtu siç u pa në Paris dhe Bruksel.
Paniagua shton se kërcënimi xhihadist përbën një kërcënim në evoluim të shpejtë dhe ky lloj terrorizmi është kryesisisht kundër Bashkimit Evropian.
Përsa i takon profilit të xhihadisëtve, Paniagua shpjegoi se nuk ekziston një prototip.
”Vendet anëtare na njoftojnë se shumë prej tyre kanë preçedentë për kriminalitet ordiner apo shqetësime mendore, ndërkohë që shumë xhihadistë evropianë kanë poste kyçe të ISIS-i”, tha shefi i antiterrorizmit të Europol-it.

Article Logic
Execution time: 0.0028870105743408