INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raportimi i ISHP, gripi në rënie

Raportimi i ISHP, gripi në rënie

Publikuar më: 16:29 25-02-2019

Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar mbi gjendjen gripale në vend. Sipas ISHP-së situata gripale paraqitet në rënie në javën e fundit. Po megjithatë, ISHP-ja u kërkon qytetarëve që të mos nënvlerësojnë problemet që mund të kenë me shëndetin, por të paraqiten te mjeku.

Njoftimi i plotë i ISHP-së


Për vitin 2019 raportohen 468 (47%) raste me virusin e gripit të tipit A: 357 (76%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09, 42 (9%) viruse nëntipi A/H3. 69 (15%) viruse tipi A – nëntipizimi është në proces. ISHP raporton se në javën 07 të vitit 2019 vërehet prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 28% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Masat e ndërmarra nga ISHP për mbrojtjen nga epidemia e Gripit: Gjatë muajve Tetor dhe Nëntor u krye trajnim i personelit në lidhje me vaksinimin ndaj gripit dhe raportimet për të. Më pas gjatë muajve Nëntor – Dhjetor u shpërndanë 50 mijë doza vaksine ndaj gripit , Vaxigrip (inaktive) në flakon 10 dozësh. Grupet të cilat mund të vaksinoheshin me këtë vaksinë janë: personeli shëndetësor, gratë shtatzëna, persona me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlcisë etj. si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave. Gjithashtu, në pjesën e dytë të Dhjetorit, u krye edhe shpërndarja e 50 mijë dozave të tjera të vaksinës ndaj gripit, vaksinë inaktive në flakon 1 dozësh. Ashtu si vaksina tjetër edhe kjo vaksinë po përdoret për grupet me më shumë risk.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879