Prej tre ditësh një 21-vjeçar nga Durrësi rezulton i zhdukur. K.T i kishte thënë prindërve se do të shkonte në Tiranë për të festuar ditëlindjen e një shoku, por nuk ishte kthyer më. Po atë pasdite i kishte telefonuar të ëmës për t’i thënë se nuk do të kthehej, por do të rrinte tek shokët e tij. Pasi nuk u kthye më në shtëpi, nëna bëri denoncim në polici. Kjo e fundit ka shpërndarë të dhënat e djalit në komisariatet e të gjithë qyteteve dhe po punon për gjetjen e tij.