INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raportuan se kishte punuar si prostitutë, Melania Trump dëmshpërblehet nga Daily Mail me këtë shumë

Raportuan se kishte punuar si prostitutë, Melania Trump dëmshpërblehet nga Daily Mail me këtë shumë

Publikuar më: 12:02 12-04-2017

Daily Mail ka humbur gjyqin dhe i duhet kështu të paguajë të gjithë kostot dhe dëmet që i janë shkaktuar Zonjës së Parë pas një artikulli mbi karrierën e saj të "modelingut".

Pretigjozja britanike kishte raportuar thashethemet se Melania Trump dikur kishte punuar si prostitutë, por më vonë e tërhoqi artikullin e saj. Lajmi u publikua gjatë fushatës për presidencën e SHBA vitin e kaluar. Zonja Trump pranoi dëmshpërblimin dhe faljen publike nga gazeta në Gjykatën e Lartë të Londrës. Ajo i kishte paditur në shkurt duke kërkuar një dëmshpërblim prej 150 milionë dollarësh, shumë të cilën nuk ia doli ta marrë. Reuters bën me dije se shifra që ajo futi në xhep ishte 50 herë më e vogël, diku më pak se 3 milionë dollarë, duke përfshirë kostot ligjore dhe dëmet. Pyetja që na vjen në mend është se ç’do të ndodhte nëse Trump nuk do ta fitonte presidencën? Shifra për t’u paguar do të ishte më e vogël apo më e madhe? Duke llogaritur që dëmi në këtë rast do të ishte më i madh...

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766