Largimi i Rashel Kolanecit nga Klani u shoqërua me fjalët për një kalim të saj në Top Channel.
Konkretisht në emisionin ‘Proçesi Sportiv”. Por edhe pse bukuroshja nuk po pranon kalimin publikisht, ajo shihet të jetë vazhdimisht e pranishme në program , si komentuese e panelit. Madje edhe fotot e publikuara nga dhoma e grimit në Top Channel, janë të shpeshta. Por Rashel, ka ‘vjedhur’ edhe një detaj nga pronarja e këtij televizioni, Lori Hoxha. Ajo ka veshur një fustan të njëjtë me atë që kishte veshur Lori në një nga festat e vjetshme ku ka qenë e pranishme.
Kujtojmë që diçka të tillë e ka bërë edhe Luana pak kohë më parë.