Mbrëmë ishte nata e tretë e spektaklit “Dance With Me” dhe përveç performancave të konkurentëve pati edhe disa “përplasje” të vogla”. Ishte performanca e çiftit Rashel Kolaneci dhe Seldi që ka ngjallur debate në sallë dhe “shkak” u bënë asetet e konkurentes.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me veshjen që kishte mbrëmjen e kaluar dhe me të vërtetë duket shumë seksi. Të njëjtin mendim kanë patur edhe ndjekësit e saj në Instagram të cilët i kanë bërë komente të ndryshme, por na tërhoqi vëmendjen komenti i Taynas. Ajo i ka shkruar disa emoji sikur është habitur dhe një emoji me zemra te sytë.
Ndërkohë që Rasheli i ka thënë “love”.