Mund të ketë qenë i lidhur me Rihannan, Nicki Minaj apo këdo femër tjetër të famshme, por kjo nuk do të thotë që Drake mund t’i ketë të gjitha. Ai është një ndër reperët më të mirë në botë dhe sigurisht që shumë vajza do donin ta kishin partner, por kjo gjë nuk vlen për Rashel Kolanecin.
Nëpërmjet opsionit (pyetje-përgjigje) në Instagram, një fans e ka pyetur Rashelin nëse do të lidhej me Drake, por bukuroshja është përgjigjur shkurt dhe ndryshe nga çfarë mund të keni imagjinuar ju.
“Nuk është tipi im”, tha Rasheli si për të na thënë që edhe nëse Drake do jetonte në Shqipëri apo diku gjetkë, ajo nuk do lidhej me të.