Rashel Kolaneci është një ndër vajzat më të ndjekura dhe më të komentuara në shoëbizz-in shqiptar. Në fare pak kohë ajo arriti që shumë shpejt të bënte për vete të gjithë publikun dhe mund të themi se interesi për çdo postim të Rashelit në rrjetet sociale është mjaft i madh.
Mirëpo interes nga 1 milion njerëz nuk kishim parë në profilin e saj në Instagram dhe sigurisht që ajo është surprizuar po aq sa ne.
Rasheli ka publikuar një video ku shfaqet duke lyer buzët teksa dëgjon këngën e Nicki Minaj të cilën e ka etiketuar. Por të gjithë fansat i ka habitur fakti që kjo video ka shkuar mbi 1 milionë shikimë dhe me siguri arsyeja është fakti që në këtë postim është etiketuar Nicki Minaj.
Fansat vërshguan në komente të tipit “i ke blerë”, por Rasheli ua preu shkurt: “Me instagramin vetëm fitoj, nuk shpenzoj as 50 lekë të vjetra, Kiss”.