Ata të dy nuk i kemi parë ndonjëherë përballë njëri-tjetrit.
Robert Aliaj njihet për tipin e tij të drejtpërdrejtë dhe kjo është edhe arsyeja që shpesh konfliktohet me konkurentët e spektaklit “Dance With Me”. Por ndërkohë që për shumë persona Roberti mund të duket një tip i vështirë, ironik madje disa herë edhe ofendues, për Rashel Kolanecin ai është një artist i vërtetë. Madje vajzës seksi i ka bërë përshtypje një nga intervistat e tij të fundit, pas së cilës i kushton një status artistit në fjalë ku ndër të tjera shkruan: “Po lexoja intervistën e fundit të Robert Alisë dhe përveç botëvshtrimit artistik, mbresëlënës dhe aftësisë së tij për të depërtuar në një mënyrë krejtësisht unike në disa tema që jo çdokush ka guximin ta bëjë, më mbetën në mendje këto fjalë: Ata që pretendojnë se më urrejnë, janë ata që nuk bëhen dot si unë, pasi edhe sikur ylberin të kalojnë, mbeten bishti i qenit”. Me siguri Rasheli e ka gjetur veten në këto fjalë. /intv.al/