Nëse do i shihnim në rrugë do mendonim se janë dy motra!
Rashel Kolaneci është një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar bukuri e cila i ka sjellë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Rasheli u dhuron fansave të saj foto të mrekullueshme që sigurisht nuk mund të mos komentohen. Ajo është përfolur shpesh se ka bërë ndërhyrje, por sapo na ka treguar se e gjithë ajo bukuri vjen nga e ëma e saj dhe mund të thojë pa frikë "I got it from my mama".
Në këtë ditë feste, nuk mund të mungonte urimi i Rashelit për mamanë e saj që na duhet të pranojmë se është me të vërtetë simpatike dhe e bija i ngjan shumë.
Rasheli ka publikuar një foto të mamit të saj këmbë mbi këmbë, si një zonjë e vërtetë, nëpërmjet së cilës e uron duke shkruar “mumi im. Gezuar festen me e bukura”.
Gëzuar festën mamit të Rashelit dhe gjithë femrave në botë!