Lajmi i keq që ka ardhur sot nga UEFA lidhur me dënimin e Skënderbeut ka shokuar të gjithë, jo vetëm qytetin e Korçës. Pezullimi me 10- vjet nga Europa dhe 1 milionë euro gjobë ka bërë që shumë personazhe të njohur dhe të panjohur të reagojnë lidhur me këtë gjë. Fillimisht reagoi klubi korçar i cili me anë të një deklarate zyrtare u shpreh se do ta çojë çështjen në CAS, ndërsa FSHF-ja u shpreh se nuk është vendimi përfundmitar pasi do të apelohet.
Por një nga personazhet e njohur që është indinjuar nga ky veprim është edhe vajza seksi Rashel Kolaneci e cila na ka treguar më parë se është një tifoze e Skënderbeut.
Ajo ka postuar një foto në Instastory lidhur me këtë ngjarje të rëndë për futbollin shqiptar duke akuzuar dhe UEFA-n, por duke u shprehur e bindur se Skënderbeu do fitojë betejën gjyqësore.
“Këta të UEFA-s i janë vënë pas kampionëve korçarë, si turku Skënderbeut. Ama, ikonat historike nuk njohin humbje as në fushën e blertë e as në panelet gjyqësore. Skënderbeu kampion!”, ka shkruar Rasheli në postimin e saj.
Edhe më parë ajo na e ka treguar mbështetjen për ekipin korccar madje duke u shfaqur në tribunën VIP përkrah presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj.