INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rashel Kolaneci tregon të vërtetën e largimit dhe raportin me Ermalin: Një ditë do të bëhem...

Rashel Kolaneci tregon të vërtetën e largimit dhe raportin me Ermalin: Një ditë do të bëhem...

Publikuar më: 21:53 20-12-2017

Ajo është një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar dhe padiskutim një ndër më të komentuar. Që në daljen e saj të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci tërhoqi shumë vëmendje dhe u vu në qendër të mediave rozë e të gjithë “u dashuruan” me të.
Por largimi i Rashelit nga emisioni i Ermalit, u duk sikur pati problematikat e veta. E pyetur nga Gazeta Paloma, Rashel ka rrëfyer për herë të parë si e ka marrëdhënien me Ermalin.

Largimi yt nga programi i Ermalit u shoqërua edhe me komente të tipit: “Tani ajo do të humbasë nga ekrani”. Ndërkohë me ty ndodhi e kundërta. Ti e do ekranin apo…?
-Mua më pëlqejnë sfidat. Televizioni, përveçse të jep emocione të fuqishme, është edhe sfidë. Besoj fort në aftësitë e mia dhe jam e pathyeshme në atë çfarë dua të arrij. Kur vendosa të largohesha nga programi i Ermalit kisha bindjen që kur diçka e ke pasion dhe e do me gjithë qenien tënde, atëherë ajo është e jotja.

Si i ke marrëdhëniet sot me Ermal Mamaqin?
-Unë e kam theksuar edhe më parë që me Ermalin jemi ndarë shumë paqësisht dhe si miq të mirë. Raporti ynë vazhdon të jetë miqësor, pavarësisht se unë vendosa të ndërprisja bashkëpunimin televiziv me të.

Ndër të tjera, Rasheli e cila tashmë shfaqet te “Procesi Sportiv” u shpreh se në një të ardhme do të bëhet politika dhe nuk i ka xhelozi femrat e bukura.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877