Ajo shpesh është vënë në qendër të kritikave për ndërhyrje estetike në trup, por që gjithmonë i ka kundërshtuar publikisht.
Një mënyrë për ta përforcuar atë që ka thënë gjithmonë është edhe kjo foto e vajzës seksi në “Xing me Ermalin” e postuar nga ajo vetë , në moshën 11 vjeçare. E veshur me rroba banjo, Rashel shkruan: “Me poza që 11 vjeç”. Edhe pse ka dashur t’iu japë fund gojëve të liga, nuk kanë munguar as komentet që vazhdojnë e akuzojnë për ndërhyje. “Tani po e shoh unë që t ii paske bërë buzët”, i shkruan njëra. Nuk e dimë nëse Rashel do të qëndrojë indiferente ndaj tyre apo nuk do të kursehet në përgjigje.