Rashel Kolaneci, është kthyer mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin”. 18-vjeçarja u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për largimin e saj nga emisioni dhe ka befasuar me deklaratën.
Pas largimit të Rashelit nga “Xing-u”, është përfolur shumë mbi arsyet e këtij vendimi, por ndonëse janë thënë shumë alternativa, të vërtetën bukuroshja duket se e ka zbuluar në puntatën e sotme, ku është e ftuar.
Rashel tha se arsyeja e largimit ishte se një i tretë hyri mes tyre, por jo vetëm.
“Tani do them të vërtetën, ta marrin vesh të gjithë njëherë e mirë. Ika se Ermali më bëri atë pyetjen dhe nuk vendosi shenjën +18”, tha Rasheli duke i bërë të gjithë kuriozë për cilën pyetje bëhet fjalë.