INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rast i rrallë në historinë shtetërore: Perandori i Japonisë Akihito kërkon dorëheqjen

Rast i rrallë në historinë shtetërore: Perandori i Japonisë Akihito kërkon dorëheqjen

Publikuar më: 13:12 08-08-2016

Preandori i Japonisë Akihito ka treguar se ai dëshiron që të largohet, duke thënë se mosha do t’ja bëjë të vështirë për të përmbushur detyrat. Komentet e perandorit të nderuar 82-vjeçar erdhën gjatë një fjalimi teveliviz për bulikun.

Në fjalimin e regjistruar prej 10 minutash, perandori Akihito tha se shpreson që detyrat e perandorit si një simbol i shtetit të vazhdojnë pa pengesa. Akihito mban fronin e Japonisë që prej vitit 1989, pas vdekjes së babait të tij Hirohito. Nëse ai do të abdikojë, do të jetë i pari që e bën këtë që prej 1817-s, kur abdikoi perandori Kokaku.

Djali më i madh i Akihitos, princi 56-vjeçar Naruhito është i pari në radhë për të marrë fronin. Gjithsesi, problemi nuk qëndron te pasuesi, por te ligji japonez që nuk parashikon abdikimin e fronit. Në ligjet aktuale, ky term nuk përmendet dhe duhet ndryshuar legjislacioni aktual, që perandori të lërë fronin.

Ndryshimet duhen miratuar nga Parlamenti. Kjo nuk është e lehtë, pasi Kushtetuta ia ndalon perandorit që të bëjë deklarata politike dhe dëshira e tij për të abdikuar mund të konsiderohet si e tillë. Analistët thonë se kjo është mbase arsyeja e fjalimit të tij mjaft diplomatik, që i dërgon një mesazh të qartë klasës politike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273