INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rast i rrallë, një serbe që do të sakrifikohej për shqiptarët  [FOTO]

Rast i rrallë, një serbe që do të sakrifikohej për shqiptarët [FOTO]

Publikuar më: 11:44 17-08-2016

“Njerëzit e mi, populli im, krenaria ime!”

Nëse je serb quhesh armik i shqiptarëve porn ë rastin konkret ndodh e kundërta. Amina Nuroviç quhet vajza e cila është nga Serbia por nuk e ka aspak problem ta thotë me zë të lartë se është shqiptare. Vajza e përsërit shpesh këtë fakt, madje së fudnmi ka ripostuar në instagramin e saj një shkrim të publikuar maj nga profesori i gjeografisë nga Gjilani, gjatë periudhës kur ajo ishte në shkollë, duke përcjellë të njënjtat emocione.

Por më parë, lexoni se çfarë shkroi Gjeografi Ismet Azizi nga Gjilani, që solli rrëfimin prekës e emocional të nxënëses së Shkollës së Mesme të Novi Pazarit, Amina Nurovic AG.

“Miqë të nderuar, lexoni ata që kuptojnë këtë gjuhë të cilen e flet kjo trimëreshë. Ata që nuk e kuptojnë le të mundohen ta përkthejnë nëpërmjet Google Translate. Kjo vajzë flet dhe prononcohet haptas pa fije frige për lidhjet e Sanxhakut me Kosovën. Gjykon ata që përkrahin kriminelët, ata që mohojnë të kaluarën e tyre, atë që kanë harruar përkrahjene vllëzërve të tyre nga Kosova, në rastet më të vështira gjatë historisë, nga shfarrosja çetnike… Amina Nurovic AG është nxënëse e shkollës së mesme në N. Pazar.”

PS! Fjalorit identifikues fetarist të saj nuk duhet dhënë rëndësi… - ka shkruar profesori.

Përkthimi i shkrimit të vajzës është si më poshtë, nga gjuha serbe në shqip.

Unë kam qenë shqiponjë dhe këta njerëz nuk janë turp për mua, unë nuk e di pse unë duhet të kem turp, për shkak se ata janë të mitë, populli im, krenaria ime! Dhe ju jeni të zënë ngushtë për shkak të famës së atyre që na masakruan, (drali), përdhunuan dhe vranë. Ju mund të jeni të turpëruar, mbani fytyrën e zezë për shkak se na keni shitur, vëllezër e motra nga Kosova, të cilët janë ende me ne. Ju keni shitur Heroin Acif-Effendi, një burrë që rrinte me ne, që ne u shpëtuan nga çetnikët, së bashku me heroin e Kosovës, Shaban Polluzhën. Ju keni shitur Sanxhakun për pak para, ju duhet të përballeni me nderin tuaj.

Unë jam krenare! KRENARE NË SHQIPEN TIME, Bosnjen dhe Hercegovinën time. Unë nuk kam turp, AKTAKUZA ime kundër serbëve dhe krimet ndaj myslimanëve, unë nuk kam frikë të flas. Frikë kam vetëm prej All-llahut të çmuar, se nga një popull kurrë frikë NUK KAM, DHE AS QE DO TË KEM.

Ky është shkrimi i saj emocionues i cili tregon qartë faktin që vajza edhe pse e imponuar si çdokush tjetër jashtë trojeve Shqiptare, nuk lejon që të shtypet, e pikërisht edhe sot ja çfarë ka shkruar ajo në Instagramin e saj, duke e sjellë dhe njëherë shkrimin e saj.

"Faleminderit për gjithçka profesor. Faleminderit Kosova ime e dashur, Shqipëria ime e dashur! Po, unë jam nga Serbia, por ky nuk është problem për mua të ndaj dashurinë time për ju Shqiptarë të mi të dashur. Nuk është problem për mua t'ju mbroj me aq sa mundem përballë njerëzve që ju urrejnë. Dashuria dhe respekti për ju Shqiptarë tëmi të dashur nuk do të  ndalojë kurrë. JU DUA dhe jam një PREJ JUSH!

Amina një shembull i mirë për marrëdhënien e dy shteteve. 

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873