Gjatë këtyre ditëve të nxehta një nga fenomenet që është vënë re në rrugët shqiptare kanë qënë edhe rastet kur automjetet kanë marrë flakë në ecje.
Një rast i tillë është regjistruar mesditën e sotme pranë kthesës së Vorës, ku një makinë është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Kujtojmë se pak ditë më parë një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Vllahat në Delvinë, ku një person është djegur brenda në makinë, pasi shpërtheu impianti i gazit ndërsa bashkëjetuesja e tij ka arritur që të shpëtojë.