Ata të dy kanë një histori të vjetër bashkë.
Edhe pse e papërcaktuar nëse ka qenë një flirt kalimtar apo një romance e vërtetë, “miqësia” e tyre ka qenë ndër më të komentuarat në showbizz. Edhe pse e vërteta nuk u mor vesh kurrë, ja që është rastësia ajo që i ka bashkuar sërish yllin e pop-it me beqarin më të lakmuar nga femrat.
Mbrëmjen e së dielës Riri ishte e ftuar në “FentyXPuma” dhe ndërohë që kënëgtarja u shfaq para paparazëve , DiCaprio u mundua që ta mbulonte fytyrën me kapele në maksimum për t’i u shpëtuar syve kureshtarë teksa drejtohej në Moxy Times Square. Megjithatë 42 vjeçari është fotografuar duke hyrë në after party aty ku ndodhej edhe Rihanna. Ishte rastësia ajo që i bashkoi apo ndonjë ftesë misterioze?