INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rastet kur jeni totalisht të justifikuar nëse evitoni dikë

Rastet kur jeni totalisht të justifikuar nëse evitoni dikë

Publikuar më: 15:22 04-08-2017

Ndoshta nuk e dëgjoni shpesh, por është mëse normale. Kur jeni në fillim të një njohjeje, dijeni që nuk i keni për borxh asgjë personit tjetër. Nëse vendosni të mos e takoni më, të ndaheni, të mos I flisni apo të injoroni të mesazh, kjo është e drejta juaj.

E megjithatë, jo gjithmonë biem dakort me faktin se të evitoni, shmangni apo të zhdukeni (quajeni si të doni) dikë është diçka e pranueshme.
Rastet më poshtë, provojnë të kundërtën:

Nëse dikush nuk iu ka respektuar
Mund të ndodhë që partneri juaj prej 10 vitesh të mos iu respektojë në një situatë të caktuar, po ashtu edhe mashkulli që keni vetëm dy javë me të cilin po shoqëroheni. Sido që të jetë, nëse ndiheni se nuk po ju respektojnë ashtu siç e meritoni, atëherë të largoheni është zgjidhja juaj më e mirë.

Nëse zbuloni diçka aspak të këndshme për personin
Kush do donte të rrinte me dikë që ka pasur një të kaluar problematike dhe nuk është e sigurt se mund të ndodhë edhe me ju?

Nëse keni patur vetëm një takim
Nuk ka patur kimi, nuk e ndjeni veten të rrini me këtë person apo çdo gjë tjetër që ju vjen në mendje ose ndjeni, kur vendosni të largoheni pa dhënë asnjë shpjegim, kjo është totalisht e pranueshme.

Nëse nuk jeni parë asnjëherë
Të njiheni nënëpërmjet rrjeteve sociale është diçka e zakonshme ditët e sotme, por kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe ju ndërkohë as që jeni takuar ndonjëherë kokë më kokë nuk ken ipse të ndiheni keq nëse nuk kërkoni më të keni kontakte.

Nëse po tregohen seksualë
Jeni duke biseduar lirshëm dhe papritur ju vjen një foto nudo ose ju pyesin çfarë keni veshur. Këtu për ju gjërat fillojne të jenë të pakëndshme. Atëherë e dini vetë çfarë duhet të bëni!

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613