Ka ndodhur shpeshherë që këngëtaret me famë botërorë të kopjojnë stilin e të veshurit ose pjesë nga videoklipet e këngëtarëve shqiptare. Ndoshta ka qenë thjesht rastësi, por këtë nuk mund ta themi me siguri. Prandaj “revistawho.com” sjell në vazhdim rastet kur këngëtaret shqiptare janë kopjuar.
Këngëtarja bullgare Galena ka kopjuar stilin e Dafinës në këngën “Lule lule”. Në videoklipin e kësaj këngë Dafina u shfaq me disa zinxhirë në kokë dhe me të njëjtën pamje u shfaq edhe Falena në videoklipin e saj “Panika”.
Këngëtarja amerikane Tinashe ka kopjuar ‘fije për pe’ videoklipin e Tunës “Pardon”. Tinashe e publikoi videoklipin e saj “All hands on deck” disa muaj pas videoklipit të Tunës dhe pamjet ishin të njëjta, gjë që habiti dhe fansat.
Jennifer Lopez u shfaq me stil dhe kërcim të njëjtë si Ronela Hajati. Këngëtarja shqiptare e publikoi para Lopezit videoklipin “Maje men” ku shfaqej si mbretëresha e xhunglës. Shumë nga idetë që Ronela përdori në klip, këngëtarja amerikane i kishte përdorur në klipin e saj “El Anillo”. Pamjet i publikoi edhe Ronela në Instagram duke u shprehur se është e lumtur që e publikoi videoklipin para këngëtares amerikane se ndryshe do e akuzonin për kopjim.
Enca gjithashtu ka vënë re se Nicki Minaj e ka kopjuar në videoklipin e këngës “Woman like me”. Reperja amerikane shfaqet si Mona Liza duke lëvizur brenda portretit ashtu si Enca në videoklipin “Kujt po i han”.
Bleona Qeretin e kanë kopjuar shpesh për veshjet. Rasti i fundit ishte aktorja amerikane Gëyneth Paltroë e cila pozoi për revistën “Bazaar” me një veshje të cilën Bleona është shfaqur vite më parë në “Grammy’s”.
Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira gjithashtu me veshjen e saj në “Oscar” u bë frymëzim për këngëtaren e grupit “Pussycat dolls”, Ashley Roberts. Kjo e fundit u shfaq në “Brit Awards” me të njëjtën veshje si Eleni Foureira.