INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rastet më të bujshme të abuzimeve seksuale nga mësuesit në vendin tonë [VIDEO]

Publikuar më: 11:58 10-05-2017

Fenomeni i abuzimit të mësuesve me nxënësit po merr përmasa të frikshme në vendin tonë. Thuajse çdo vit dy deri tre raste bëhen të bujshme për shkak të peshës që marrin pasi janë kryesisht abuzime seksuale. Rasti i fundit është shënuar sot në kryeqytet në një shkollë 9 vjeçare. Mësohet se një mësues në prag të pensionit është denoncuar nga prindërit e një vajzë në klasën e 7 me akuzen e ngacmimit seksual. Vajza ka rrëfyer se mësuesi e ka puthur dhe prekur në vende intime. Ky rast u kap shpejt, pasi e mitura ju tregoi prindërve dhe ngacmimi nuk shkoi më larg se kaq, po s’kanë patur të njëjtin fat vajza të tjera, të cilat dhe janë përdhunuar nga mësuesit. Një rast i tillë është shënuar në dy vjet më parë në rrethin  e Lushnjës, ku një mësues 62 vjeçar ka përdhunuar nxënësen e tij 12 vjeç disa herë me rradhë edhe brenda ambjenteve të shkollës po në fund e mitura mposhti frikën dhe e denoncoi atë.
Ndërsa këtë vit në muajin mars, drejtori i një shkolle në rrethin e Beratit u akuzua nga tre të mitura nxënëse të tij, që ai i ngacmonet seksualisht dhe i prekte në trup. Ai jepte lëndën e Gjeografisë dhe në orët e mësimit u fliste edhe për seksin. Një raste tjetër është shënuar në një shkollë në Rrëshen disa vite më parë ku sërisht një mësues në moshë 63-vjeç, u denoncua nga nxënësja e tij 15 vjeç për veprime te turpshme.
Të gjitha këto raste janë denoncuar dhe ata janë arrestuar, por vetëm profesori nga rrethi i Lushnjës, Demir Hoxha ka pranuar aktin e kryer pasi është filmuar nga vajza me ndihmën e policisë. Ndërsa të gjithë të tjerët kanë mohuar se i kanë ngacmuar të miturat.

Për më shumë informacion ndiqni lajmet në IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043