INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rastet te Astiri dhe në Kombinat, Balluku thotë se ka vetëm dëmtim suvaje, dëmshpërblim për 500 banesa të dëmtuara

Rastet te Astiri dhe në Kombinat, Balluku thotë se ka vetëm dëmtim suvaje, dëmshpërblim për 500 banesa të dëmtuara

Publikuar më: 10:45 23-09-2019

Në një takim me inxhinierët që do vlerësojnë dëmet, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë një përmbledhje të situatës se krijuar prej tërmeteve. Ajo qartësoi se në zonën e Astirit dhe të Kombiatit ka pasur dëmtime vetëm në suvatë e banesave dhe nuk ka vend për alarm.

“E rëndësishme është të identifkojmë sigurinë e ndërtesave. Rasti i Astirit që pati alarm nga banorët kemi punuar gjithë natën mbrëmë dhe rezultoi se ishte një situatë e sigurt, ka vetem çarje e krisje të suvasë e jo në konstruksion. E njëjta gjë në zonën e Kombinatit, dëmtimet janë të lehta, suvaje e jo në konstruksion. Në të gjitha zonat janë identifikuar ato banesa private që mund të kenë problematike konstrksioni dhe i kemi sistemuar njerëzit, deri sa të ndërhyhet në ato banesa. Aktet e verifikimit duhen mbyllur sa me shpejt për 500 ndërtesat të deklaruara me pasoja nga tërmeti e me pas të vazhdojmë me aktet e vlerësimit”, tha ministrja Balluku.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031759738922119