Gazetari italian i gazetës 'Verita', Laris Gajser, ka deklaruar se ditën e nesërme do të publikojë audio-përgjime dhe fakte të reja për rastin 'Reket'.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Gajser shkruan se ditën e nesërme do të nxjerrë fakte të reja për rastin 'Reket' në orën 11:00 të paradites nga studio e Radio Kapodistrijas.
'Maqedonia:Nesër 13 gusht, në orën 11:00 në Raido Kapodistrija. Do të nxjerr fakte të reja për rastin 'Reket' drejtpërdrejtë nga studio', ka njoftuar gazetari italian Gajser.