INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rasti Skripal. Sanksionet e reja të SHBA-ve godasin rublën ruse

Rasti Skripal. Sanksionet e reja të SHBA-ve godasin rublën ruse

Publikuar më: 11:45 09-08-2018

Monedha ruse, rubla ka rënë në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2016, disa orë pasi Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione të reja për shkak të helmimit të ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në Britani të Madhe. Norma e dollarit në rubla arriti në 66.7 në bursën e Moskës. Të martën, shkalla e rublave ishte 63.4. Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan me agjentin rus Novichok në Salisbury në mars, megjithëse tani e kanë marr veten.
Rusia mohon çdo rol në sulmin.
Vlerat e aksioneve të firmave të mëdha ruse, duke përfshirë Aeroflot, Rusal dhe Sberbank, gjithashtu ranë disa pikë përqindjeje në Moskë të enjten. Një hetim në Mbretërinë e Bashkuar fajësoi Rusinë për sulmin me agjentin kimik Novichok. Skripal dhe vajza e tij u rikoperuan pas kujdesit intensiv në spital, dhe vendndodhja e tyre aktuale po mbahet sekret.
Rusia ka kritikuar sanksionet e reja amerikane si "drakoniane". Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Heather Nauert tha të mërkurën se ishte e sigurt që Rusia "ka përdorur armë kimike ose biologjike në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ose ka përdorur armë kimike ose biologjike vdekjeprurëse ndaj shtetasve të vet".

agjenti_novichok.jpg

Qeveria britanike e ka mirëpritur këtë veprim.
"Përgjigjja e fortë ndërkombëtare ndaj përdorimit të një arme kimike në rrugët e Salisbury dërgon një mesazh të qartë në Rusi se sjellja e saj provokative dhe e pamatur nuk do të jetë e pakontestueshme", tha një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe. Ambasada ruse në SHBA reagoi përsëri të enjten në mëngjes. “Rusia u mësua me idenë se nuk po dëgjohen fakte apo prova", tha ajo, duke shtuar: "Ne vazhdojmë të qëndrojmë fort për një hetim të hapur dhe transparent të krimit të kryer në Salisbury".
Cilat janë sanksionet?
Sanksionet e reja do të hyjnë në fuqi më 22 gusht ose rreth kësaj date, dhe kanë të bëjnë me eksportin e komponentëve të ndjeshëm elektronikë dhe teknologjive të tjera që mund të aplikohen në ushtri. Do të ketë gjithashtu disa kufizime të mëtejshme për qasjen ruse në shërbimet financiare amerikane. Departamenti i Shtetit thotë se sanksionet "më drakoniane" do të pasojnë brenda 90 ditësh nëse Rusia dështon të japë siguri të besueshme se nuk do të përdorë më armët kimike dhe do të lejojë inspektime në vend nga Kombet e Bashkuara. Masat kërcënuese përfshijnë një embargo tregtie të gjerë ndaj Rusisë, por duke përjashtuar ushqimin , dhe ndalimin e fluturimeve Aeroflot në SHBA. Një zyrtar tha se ishte vetëm hera e tretë që SHBA kishte vendosur që një vend kishte përdorur armë kimike ose biologjike kundër shtetasve të vet. Rastet e mëparshme ishin kundër Sirisë dhe kundër Koresë së Veriut për vrasjen e Kim Jong-nam, vëllai i gjysmë i liderit Kim Jong-un, i cili vdiq kur agjenti nervor shumë toksik i VX u hodh në fytyrën e tij në aeroportin e Kuala Lumpur.

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391