INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë. Skena politike po i nënshtrohet një lloji konfigurimi [VIDEO]

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë. Skena politike po i nënshtrohet një lloji konfigurimi [VIDEO]

Publikuar më: 17:36 20-11-2017

Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë treguan se skena politike po i nënshtrohet një lloji konfigurimi. Qytetarët janë treguar të kujdesshëm me votën e tyre duke u dërguar një mesazh të qartë partive politike në Kosovë. Ato duhet të mbajnë premtimet dhe të zgjidhin hallet e problemet e qytetarëve. Edhe pjesëmarrja e ulët në votimet e raundit të dytë për drejtuesit lokalë tregon se qytetarët kërkojnë ndryshime dhe qeverisje më të mirë. Në disa 19 komunat ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve, përfshirë këtu qendrat e mëdha si Prishtinën dhe Prizreni, diferenca midis kandidatëve është e ngushtë. Në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti,i Lëvizjes Vetëvendosje ndërsa në Gjakovë, Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Analistë të çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se rezultati shumë i ngushtë në disa komuna tregon për vetëdijen e qytetarëve karshi votës dhe përgjegjësisë që kanë për të ardhmen e tyre. Sipas tyre në këto zgjedhje ka ndryshim nga herët e kaluara ku kryesisht kanë qenë dy parti të e mëdha që kanë qenë dominante. Zgjedhjet lokale të këtij viti u treguan të ashpra me partitë politike në kuptimin se nuk iu lanë komoditetin që ato pretendonin se e kishin. Në mënyrë të qartë elektorati ndëshkojë kandidatët dhe iu dha një mesazh partive politike. Edhe gazetarët vendas janë kujdesur që tu dërgojnë mesazhe forcave politike në Kosove. “O ju që nesër do te humbni. Mos mendoni se ne jemi fajtorë!”  komenton njëri prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824