INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raundi i tretë për president pa emra, digjet...

Raundi i tretë për president pa emra, digjet...

Publikuar më: 14:07 27-04-2017

Sot në raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të ri palët sërisht nuk kanë një emër gati. E kjo do të thotë se e ky raund digjet.

Kjo u bë e qartë nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi që tha se komisioni priste emra për kandidatë deri në orën 13:00, por nuk pati asnjë kandidati për tu bërë publik.
Sipas Kushtetutës, raundi i tretë i votimit është deciziv për zgjedhjen e Kreut të shtetit me konsensus midis maxhorancës dhe opozitës. Raundi i tretë, ashtu si dy raundet e ezauruara, kërkon që kandidati për President që do të regjistrohet në Kuvend me 20 firmat e deputetëve, duhet të marrë jo më pak se 84 vota, pra një shumicë të cilësuar votash.
Ndërkohë, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, nëse kandidati për President në raundin e katërt nuk merr tre të pestat e votave, atëherë ai mund të miratohet me një shumicë të thjeshtë votash, pra 71 votat e shumicës në Parlament.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041649341583252