MTV i dha 4 minuta kohë që të bënte ç’të donte, dhe Kanye West i la të gjithë pa fjalë.
Në fjalimin e tij ai i preku të gjithë, përfshirë ish të dashurën Amber Rose, si dhe Ray J, reperi që bëri një video porno me gruan e tij Kim. Pas kësaj Ray e cilësoi Kanyen si hipokrit, por ky i fundit e ka marrë me shumë sportivitet dhe thotë se nuk e di pse reperi është nxehur me të. Me një buzëqeshje tipike në fytyrë, producenti 38 vjeçar tregon se në fund të ditës të gjithë janë bashkë në një krevat, përfshirë ai dhe Ray J. Ai i referohet kështu videos “Famous” ku vuri veten, Ray-n dhe Kim lakuriq, në të njëjtin krevat. Dhe duket se Kanye nuk nxehet me askënd me të cilin ka ndarë shtratin.