INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Reagimet pas dialogut Prishtinë-Beograd. Thaçi: "Kosova ka zot shtëpie" [Video]

Publikuar më: 18:07 25-01-2017

Një ditë pas takimit Kosovë - Serbi në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se pala kosovare ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të jetë i qartë në raport me Serbinë, për moslejimin e cënimit të territorit të Kosovës. “Jemi për dialog, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e shteteve përkatëse. kemi bërë të qartë që do të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet tona. Kosova ka zot shtëpie”-ka thënë Thaçi për Klan Kosova. Presidenti ka treguar se çfarë është diskutuar në këtë takim. Kërkesat e palës kosovare kanë qenë që në asnjë rrethanë, Serbia të mos e përsërisë gabimin e trenit dhe gjithashtu është diskutuar çështja e murit. “ Ai duhet të rrënohet në tërësi”-është shprehur Thaçi. Ndërkohë BE-ja ka mbetur e pakënaqur nga palët pasi nuk I janë përmbajtur marrveshjes që të mos komentonin takimin në media. Në dialogun për uljen e tensioneve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, palët u morën vesh të mos të flasin për mediat. “Më vjen keq që nuk i janë përmbajtur të gjithë kësaj dhe i ftojmë që të përmbahen dhe zhvillimet t'i ndërtojnë mbi bazën e marrëveshjeve të arritura dje”, ka thënë Maja Kocijançië. Ndërkohë në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle, para takimit në Bruksel Thaçi ka deklaruar se Serbia po armatos serbët e veriut të Kosovës. Sipas tij “Serbia është duke shfrytëzuar stilin, metodat dhe format ruse si në Ukrainë. Dhe atje janë futur edhe rusë, të cilët janë duke bashkëpunuar ngushtë me Beogradin. Janë duke përgatitur njësi paramilitare, ende pa uniforma, por të armatosur me armë moderne të dorës. Kjo po bëhet direkt nga autoritetet e Beogradit”-ka dhënë alarmin presidenti i Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0020089149475098