Afrona Dika prej kohësh jeton në Zvicër dhe madje as pas martesës ajo nuk mundi të zhvendosej në Kosovë me Bleron për shkak të angazhimeve profesionale. Ajo është përfshirë në fushata të ndryshme reklamash dhe shpesh është zgjedhur si imazh i kompanive të ndryshme.
Së fundmi Blero ka qenë i pranishëm në Zvicër dhe ka parë një reklamë autobusi në të cilën shfaqet Afrona dhe menjëherë ka shkrepur një foto për ta ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Në këtë mënyrë ai ju ka treguar të gjithëve se është super krenar për bashkëshorten e tij, por reagimi i Bleros i ka bërë të gjithë për të qeshur.
“Oj gru ka je ka shkon bre”, ka shkruar Blero përkrah fotos së reklamës në autobus.