Kryetarja e LSI, pas votimit doli dhe tha se mazhoranca nuk zgjodhi dashurinë për vendin dhe se tregoi që nuk shkëputet dot nga droga. “Treguat që nuk doni që të dalë e vërteta në shesh. Treguat që keni frikë nga e vërteta, treguar që jeni peng i trafikut të drogës. I themi punë të mbarë bandave të drogës. Jam e bindur që shqiptarët nuk do të lejojnë që kjo të vijojë, tha Kryemadhi.