Chris Brown është një ndër personazhet më problematikë të botës së Show Bizz, dhe nuk ka rreshtur asnjëherë së na e treguari këtë. Nëse dëshironi të shkoni ta dëgjoni live atë në një koncert, sigurohuni që mos ta filmoni këngëtarin, sepse më pas duhet të vuani pasojat. Chris po festonte pas show-t në zonën VIP të club-it Arenile, dhe një grua po e filmonte pa lejen e tij. Me siguri e kuptoni se si ka reaguar ai, as nuk hezitoi fare ti merrte telefonin dhe e hodhi tutje prapa shpinës së tij. Forcat e sigurisë së club-it e nxorrën vajzën jashtë, e cila nuk lajmëroi policinë, pasi telefoni iu kthye përsëri.
Iu kujtohet kur ka dhunuar RiRi-n? Po sherri me një fans gjatë performancës? Arrestimi në Hollandë? Kur do të marrin fund këto sjellje të Chris Brown? Ehh moj Rihanna çfarë i ke bërë djalit.