Lëkundjet e tërmetit ditën e djeshme në Tiranë, tmerruan të gjithë banorët. Nuk ishin vetëm këta të fundit që dolën nga banesat por edhe moderatorët të cilët në ato momente ishin në transmetim live. Njëri ndër ta ishte Flor Agalliu i cili në momentin që ndodhi tërmeti, po drejtonte emisionin. Ai ruajti qetësinë, mori zonjën nga krahu dhe dolën jashtë. Gjesti tij u përfol goxha më pas duke përfunduar edhe në mediat italiane. Pas komenteve pozitive të bëra nga fqinjët, Flori ka një kërkesë.
“Pres nënshtetësinë italine tani” , thotë ai me shaka.