INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i fundit i Hahn dhe Mogherini-t, bëni kujdes në protestë[FOTO]

Reagimi i fundit i Hahn dhe Mogherini-t, bëni kujdes në protestë[FOTO]

Publikuar më: 11:03 21-02-2019

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE, Federica Mogherini dhe Komisionerit Johannes Hahn kanë folur mbi zhvillimin e fundit në Shqipëri, për protestën e opozitës. 

Ata kanë shpërndarë një deklaratë për mediat ku shprehen se: "Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.
Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian.”

hahhaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662