INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i gruas në sallën e lindjes bëhet hit në internet

Reagimi i gruas në sallën e lindjes bëhet hit në internet

Publikuar më: 08:05 03-06-2016

Nëse habia do të kishte fytyrë, ajo do të ishte fytyra  e kësaj mamaje në sallën e lindjes. Australiania Koto Nakamura ka sjellë në jetë një fëmijë më 20 maj. Para se të lindte, ajo kishte blerë çdo gjë, që nga rrobat, krevati, karroca dhe gjithçka tjetër që i duhet një të sapolinduri. Madje, ajo i kishte vënë edhe një emër vajzës që priste: Hinata.

Por në momentin e fundit, diçka nuk ka shkuar sipas planifikimit. Në vend të vajzës, ajo ka sjellë në jetë një djalë. Momenti kur e ka marrë vesh këtë fakt është kapur në foto nga fotografja Jessica Jackson, e cila prej vitesh kryen shërbime fotografike në sallën e lindjes.

Nëna e re ka menduar se po bënin shaka kur i kanë thënë se fëmija ishte djalë. Vogëlushi është quajtur Tiaga, një emër japonez, që ka kuptimin “i mirë dhe i sjellshëm”.

Fotoja është shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale, pasi është publikuar nga vetë fotografja.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279