INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i Komitetit Mysliman për reformën: Gjeni konsensus

Reagimi i Komitetit Mysliman për reformën: Gjeni konsensus

Publikuar më: 12:59 20-07-2016

Edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë një deklaratë në lidhje me Reformën në Drejtësi, duke thënë se janë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit të punimeve për reformën.
Sipas KMSH besimtarët shpresojnë që Kuvendi i Shqipërisë do të reagojë maturisht dhe do bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme, e cila do të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe politikave të Republikës së Shqipërisë.
Ata i bëjnë thirrje të gjithëklasës politike dhe grupeve të interesit të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të bien në konsensus për reformën në drejtësi, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe mbarëshoqëror. KMSH siguron se do jenë përkrah çdo nisme e cila i shërbën shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe prosperitet në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203