Ky është momenti qesharak kur një kotele sheh veten e saj për herë të parë në pasqyrë dhe nuk mund të vendosë: të sulmojë, të vrapojë apo të kërcejë këngën e Michael Jackson “Thriller”.
Video e cila mendohet të jetë filmuar në Amerikën e Veriut tregon macen e vogël duke u relaksuar në tapet kur pronari i afron pasqyrën.
Kurioze, kotelja kërcen dhe ulet para asaj që ajo beson se është një mace tjetër.
Shihni se si ajo tmerrohet kur sheh reflektimin e saj në pasqyrë: