INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i Ministrit të Brendshëm, Xhafaj, pas vdekjes së shoferit të tij

Reagimi i Ministrit të Brendshëm, Xhafaj, pas vdekjes së shoferit të tij

Publikuar më: 14:23 30-06-2018
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e Shkëlzenit, 31- vjeçarit, i cili u gjet pa jetë në makinë brenda garazhit të Gardës së Republikës.
‘’Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë, ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.
U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!
Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.
Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.
Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës, po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.
Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afermve dhe miqve të tij.
Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.
Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!’’ shkruan Xhafaj.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154