INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i parë nga Kosova pas ndalimit të flamurit në stadiumet ruse

Reagimi i parë nga Kosova pas ndalimit të flamurit në stadiumet ruse

Publikuar më: 12:05 16-07-2018

Pas ndalimit që iu bë flamurit të Kosovës në stadiumet ruse, duke e listuar me atë të ISIS-it, koordinatori për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti, ka reaguar ashpër.
“Me keqardhje mora lajmin për ndalimin e valëvitjes së flamurit të Republikës së Kosovës në Kampionatin Botëror të Futbollit Rusia 2018 edhe pse FIFA u lejon 211 anëtarëve të saj përdorimin e flamujve, pjesë zyrtare e së cilës është edhe vendi ynë”, ka cituar Hoti në facebook.
Ai ka thënë se edhe më shqetësuese është se flamuri i Republikës së Kosovës është renditur në të njëjtën listë me flamujt e organizatave terroriste, duke kujtuar kur flamuri u shfaq në Rusi, atëherë kur Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e Artë.
“Nuk dua t’i kujtoj Këshillit Organizativ të Botërorit në Rusi, se jo shumë kohë më parë, aty u valëvit flamuri i shtetit tonë kur fituesja e medaljes së Artë e Kampionatit Botëror dhe Olimpiadës, Majlinda Kelmendi, u shpall Kampione Evropiane e Xhudos, pikërisht në Rusi”, ka shkruar Hoti
Ai ka thënë se kjo ndalesë është politike dhe e papranueshme për botën e sportit kudo në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104