INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i policisë për vjedhjen e filialit të Bankës Kombëtare Tregtare

Reagimi i policisë për vjedhjen e filialit të Bankës Kombëtare Tregtare

Publikuar më: 14:51 11-07-2016

Pas ngjarjes së rëndë të vjedhjes së Bankës Kombëtare Tregtare në Vlorë ka reaguar dhe policia. Ajo që dihet me siguri sipas policisë është se janë marrë për hetim pamjet gjatë grabitjes të bankës dhe ato të bizneseve private përreth.
Policia thotë se nga informacionet paraprake, dyshohet se dy grabitësit mbanin të veshur rroba me kamoflazh dhe kapele me strehë. Ata kanë marrë nën kërcënimin e armëve, shumën e xhiros ditore, por ende nuk është e qartë sasia monetare e vjedhur. Gjatë grabitjes nuk ka patur asnjë person të lënduar.
Policia e Vlorës sqaron se sapo ka marrë njoftimin ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Blutë shtojnë se dhjetëra efektivë të Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve.
Po gjithësesi asgjë nuk është e sigurt nëse do të zbulohen apo jo autorët, pasi dhe në 2011, kjo bankë u grabit dhe një roje u plagos, po autorët nuk u zbuluan. Madje hajdutët disa vite më parë nuk grabitën vetëm paratë e kasave, por përmes kërcënimit të armëve u morrën paratë dhe klientëve që ishin brenda në bankë. Kjo tregon dhe njëherë sigurinë përtokë të bankave apo dhe të parave që shqiptarët mbyllin në to.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557