INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Reagimi i qytetarëve anglezë, kur polici detyron myslimanen të heq burkinin në plazh [VIDEO]

Publikuar më: 14:14 29-08-2016

Franca është padyshim vendi ku debati është më i zjarrtë, e ku burkini është ndaluar në më shumë se 20 qytete. Gjatë gjithë verës, polemika mbi burkinin ka shpërthyer nëpër Evropë dhe më gjerë, duke arritur ndalimin e saj në shumë pishina në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Por një eksperiment social ka zbuluar sesi do të reagonin njerëzit nëse do të shihnin dikë që detyrohej nga policia për të hequr burkinin në Britani.

Ai përfshinte 3 aktorë që hiqeshin: një si polic, një si grua myslimane dhe një si kameramane, raporton “Daily Mail”. Sapo polici filloi t’i bënte presion gruas myslimane për të hequr burkinin, një duzinë njerëzish reaguan duke mbrojtur gruan dhe duke u ballafaquar me “oficerin”. Eksperimenti social u filmua në një plazh në Essex.

Article Logic
Execution time: 0.0033059120178223