INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i Ramës pas po-së të opozitës

Reagimi i Ramës pas po-së të opozitës

Publikuar më: 14:35 20-07-2016

Pas kreut të së djathtës, Lulzim Basha që foli për arritjen e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi dhe njoftoi votën po të PD, doli në konferencë dhe kryeministri Rama.
Ai e konsideroi lehtësi për shqiptarët vendimin e opozitës dhe tha se me miratimin e reformës së drejtësisë vjen përmbysja e kastës së të korruptuarve në sistemin e drejtësisë. Rama nuk ka lënë pa përmendur dhe vijën e kuqe, duke shtuar se vija e ndërkombëtarëve që ishin aty, janë aty dhe do mbeten aty dhe me votimin e nesërm. Ndërsa ai shtoi se si piktor i vjen shumë mirë që vijat e kuqe mbeten vija të kuqe.

Pjesë nga fjala e Ramës:
“Besoj është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin se Partia Demokratike i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë që bashkë me shqiptarët çojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësië, për përmbysjen përfundimtare të kastës së të korruptuarve dhe inkriminuarve që mban peng drejtësinë në në këtë vend. Jam shumë i gëzuar që PD u bë pjesë e kësaj fitore të madhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Në draftin e reformës kushtetuese nuk lëviz asgjë sa i përket dy çështjeve që mbajtën peng këtë proces, ai i përfshirjes së ONM në kushtetutë dhe rolit të ONM. Është kënaqësi të ndaj me ju tekstin e mesazhit që unë kryetari i Kuvendit dhe kryetari i opozitës kemi marrë nga BE nëpërmjet komisionerit Hahn. Do doja të përsërisja pikat e mëposhtme që ka pohuar dhe komuniteti ndërkombëtar. E para, roli i operacionit ndërkombëtar të monitorimit duhet të këtë një bazë solide, të ligjshme, brenda Kushtetuese së Shqipërisë. E dyta unë e rinënvizojë siç kemi thënë përgjatë gjithë procçesit, se operacioni ndërkombëtar i monitorimit, do bëjë rekomandime dhe nuk janë të ligjërueshme, që do të bëjnë arsyetimin përkatës.
Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra:
1-Jep rekomandime
2-Paraqet vërejtje për cështje që shqyrtohen
3-U jep komisinerëve rekomandim
4-Kanë të drejtë të marrin menjëherë të dhënat e personave me qëllim vlerësimin e procesit
Sot të gjithë duhet të ndjehemi të vlerësuar që reforma historike nesër do kalojë me konsensus”

Article Logic
Execution time: 0.0018799304962158