INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i Vasilit për qeverinë e re, injorancë e padëgjuar

Reagimi i Vasilit për qeverinë e re, injorancë e padëgjuar

Publikuar më: 12:57 28-08-2017

Një ditë pas shpalljes së qeverisë Rama 2 ku janë shkrirë apo bashkuar disa ministri dhe drejtori ka patur shumë reagime nga opozitarët. Kreu i Grupit Paralmentar të LSI, Petrit Vasili ka folur në veçanti për shkrirjen e Ministrisë së Turizmit me Mjedisin që do drejtohet nga Blendi Klosi. Ai e ka quajtur këtë lëvizje si injorancë shtetërore të padëgjuar më parë.

Pjesë nga statusi në FB i Vasilit:

Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë.
Kryeministri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij. Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtueshëm të njëri-tjetrit, injoranca e frikshme e kryeministrit i vuri bashkë.
Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi e ktheu në hiç. Turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtetë suksese.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488